Mërgimtarët fillojnë të largohen nga Kosova, shtohen kolonat në Merdare

20:33 | 04 August 2021

Në kohën kur një pjesë e madhe e mërgimtarëve kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton për radhë të gjata në pikë-kalimin kufitar të Merdares.

Sipas këtij njoftimi koha për të lënë Kosovën nga kjo pikë kufitare shkon nga 150-160 minuta. Ndërsa për t’u futur në Kosovë sipas këtij njoftimi nuk duhen më shumë se 15 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuar në orën 18:20, në hyrje të Merdares kolonat shkojnë deri në 30 metër, derisa në dalje shkojnë 800 metër.

Kolona ekzistojnë edhe ne dy pika tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje, derisa pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Hani Elezit.

Qysh nga mëngjesi, kryesisht në pikat kufitare me Serbinë qytetarët kanë hasur në radhë të gjata derisa pritjet kanë shkuar deri në tri orë e gjysmë.

Më poshtë të dhënat zyrtare nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar për pritjet në kufi në orën 18:20

Komento: