Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës për Fitër Bajram

10:08 | 11 Maj 2021

Diaspora ia mësyn Kosovës për Fitër Bajram.

Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër.

Shumë rezervime për fluturime janë bërë në 72 orët e fundit nga Zvicra në Kosovë, transmeton albinfo ch.

Ardhja masive ka nisur nga vikendi që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe më gjerë.

As çmimet e larta të fluturimeve në këtë kohë nuk janë pengesë që të rezervohen fluturime, ku çmimet variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat njëdrejtimëshe.

Qindra-mijëra rezervime thuhet se janë bërë nga agjencitë e fluturimeve për të festuar Fiter Bajramin me familjet e tyre.

Fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë kosovare.

Komento: