Mërgimtarët nisen nga Sllovenia drejt Kroacisë për protestën e UÇK-së

12:25 | 05 Korrik 2026
mergimtaret-nisen-nga-sllovenia-drejt-kroacise-per-protesten-e-uck-se

Një autobus me mërgimtarë nga Sllovenia është nisur drejt Kroacisë, ku sot në qytetin e Zarës do të mbahet protesta e gjashtë me radhë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, mërgimtarët shihen duke udhëtuar së bashku dhe duke kënduar këngë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, teksa i janë bashkuar organizimit që pritet të mbledhë shqiptarë nga diaspora dhe komunitete të ndryshme në Kroaci.

Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 18:00 në Zarë.

Komento: