Mërgimtarët shpërndajnë pako ushqimore për familjet në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mërgimtarët shpërndajnë pako ushqimore për familjet në Kosovë

14:18 | 22 Dhjetor 2018

Mërgimtarët vazhdojnë t’i ndihmojnë familjet kosovare.

Familja Shkodra nga Gjilani e cila jeton dhe vepron në shtetin e Zvicrës, me ndihmën e shqiptarëve tjerë që jetojnë atje kanë mbledhur 11 mijë euro.

Familja Shkodra kanë qenë nismëtar të këtij organizmi, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë shumë njerëz dhe familje në Kosovës me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Gjatë ditës së sotme ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro.

Ata të cilët përfituan nga këto ndihma u shprehen shumë të lumtur dhe falënderuan këtë familje. Banoret e Kamenicës nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë nga këto ndihma, ato nesër do të shpërndahen në Gjilan e Viti dhe disa qytetet tjera të Kosovës.

Komento: