Kosova vërshohet nga mërgimtarët, shifra të larta të pasagjerëve.
Fillimi i muajit gusht e ka ‘goditur’ aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës me një valë të madhe udhëtarësh.
Gjatë javës së parë të këtij muaji është shënuar 18.7% rritje e pasagjerëve, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
Aeroporti ka mirëpritur një mesatare prej 11.420 udhëtarësh në ditë ose gjithsej 79.937 pasagjerë në 521 fluturime midis datave 1 dhe 7 gusht.
Ndërsa gjatë 7 muajve të këtij viti, aeroportin e Prishtinës e kanë shfrytëzuar 1.338.994 udhëtarë.