Mërgimtari, që përkrah Kurtin, ofendon kosovarët: Janë njerëz me mentalitet primitiv

13:43 | 13 November 2024

Zejnulla Jakupi, kosovar nga diaspora, është përkrahës i kryeministrit Albin Kurti.

Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, Jakupi ka bërë një deklaratë ofenduese ndaj kosovarëve që jetojnë në Kosovë.

Duke folur për mosrespektimin e të drejtës së autorit, një problem institucional, Jakupi ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj kosovarëve.

Sipas tij, kosovarët që jetojnë në Kosoë janë “njerëz me mentalitet primitiv”, transmeton nacionale.

“Unë e shoh në Kosovë, vazhdimisht e kam tematizuar të drejtën e autorit, ta zëmë bazike. Për shembull, nuk ka kontrata me gazetarë, punon për shembull, shrkuan artikuj, sepse mentaliteti i kosovarit, atje i vendorit nuk e di që ekziston një e drejtë që duhet të gjejë zbatim në gazetari, në ndërtimtari, në çdo profesion, sepse janë njerëz me mentalitet primitiv, të kohës të mesjetës” – tha ai.

Komento: