Meritoni i ashpër me produksionin: Nuk e ngjes mikrofonin

20:25 | 15 Prill 2024

Meriton Mjekiqi ka reaguar sot i revoltuar ndaj produksionit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ku ka refuzuar të vendos mikrofonin.

Ndonëse arsyeja mbetet e paqartë për veprimin e tij, por siç potencoi ai në mënyrë indirekte, brenda shtëpisë u toleruan një sërë padrejtësish.

“Nuk e ‘ngjes’ mikrofonin, a po më ‘nin’. N’daç bjer zarf të zi, n’daç të kuq, të gjelbër, n’daç çfarë zarfesh t’keni!”, u shpreh ai i revoltuar drejt produksionit.

“Nuk po respektohen komunitetet, s’po respektohet askush, e po të ‘ngjes’ unë mikrofonin”, ka reaguar Meritoni mes tjerash.

Revolta e tij mund të ketë rrjedhur edhe pas bisedës që pati sot me Eglën, për deklaratën e kësaj të fundit që e bëri ditë më parë, ku përdori një term të konsideruar fyes dhe racist.

“A je raciste ti? Je sepse ke përmend term racist edhe pse s’doli në prime dhe shpëtove”, i tha Meritoni sot Eglës.

Komento: