
Nuk dihet ende nëse Inter do të ndërhyjë në merkaton e janarit ose jo, por ajo që dihet me siguri është se klubi zikaltër do të jetë shumë aktiv gjatë verës së ardhshme.
Drejtuesit zikaltër po punojnë për rinovimin e skuadrës, ndaj lind nevoja për disa transferime të reja,për të sjellë një frymë të re dhe konkurruese në ekip.
“Il Corriere dello Sport” zbulon se Inter ka piketuar dy transferimet e para për verëne ardhshme.
Emri i parë në listë është ai i Marco Palestra, i cili po shkëlqen te Cagliari këtë sezon, aty ku është i huazuar nga Atalanta.
20-vjeçari shihet si zëvendësuesi perfekt i Denzel Dumfries në krahun e djathtë, Atalanta është e gatshme ta lërë të lirë për shifrën 35-37 milionë euro.
Emri i dytë në listë është ai i mesfushorit serb, Aleksandar Stankovic, po 20 vjeç.
Një lojtar shumë i talentuar të cilin Interi e huazoi te Club Brugge gjatë verës së fundit, por ka të drejtë ta rikthejë në ekip për 23 milionë euro, megjithëse ata mund ta rikthejnë atë për rreth 23 milionë.