Kancelarja gjermane u ka dhënë shpresa qytetarëve të vendeve ballkanike.
Evropa do të bashkohet me të vërtet vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të i bashkohen BE’së. Kështu tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën.
Deklaratat e Merkel tregojnë për një përkushtim serioz të Berlinit për një zgjerim të bllokut, një ide që është jo shumë e pëlqyer tek disa qeveri europiane dhe shumë votues në Europën Perëndimore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë veçanarisht skeptik kundër zgjerimit në vitet e fundit.
Merkel ishte duke folur për 30 vjetorin e “piknikut pan-europian” që u mbajt në Hungari. Kjo ngjarje njihet si rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkimi i Europës Perëndimore dhe asaj Lindore.
Por kancelarja tha që uniteti europian do nuk do të ndodhë deri sa e gjithë Ballkani Perëndimor të antarësohet.
“Nëse shohim gjërat në mënyrë gjeostrategjike dhe shohim hartën gjithashtu, atëherë e shohim se nuk do të ketë Europë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel për gazetarët në qytetin hungarez të Sopronit.
Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zyrtarisht vende kandidate për antarësi ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatë potencial”.
Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për antarësim që disa vite. Ministrat e BE’së vendosën në qershor që të vonojnë një vendim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor. Kryesisht kjo ndodhi për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Holanda.