Merkel fton në takim Thaçin dhe Haradinajn, në takim marrin pjesë edhe Vuçiq dhe Brnabiq

15:29 | 10 Prill 2019

Me 29 prill pritet të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Berlin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, që me 29 prill do të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës, kurse takimi pritet të zhvillohet në Berlin.

Gjatë një konference për media, presidenti serb ka pranuar se është ftuar në Berlin së bashku me kryeministren Ana Brnabiq, ku konfirmoi se në këtë takim janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit që do të mbahet në fund të këtij muaji në Berlin.

Komento: