Merkel jep ditën e gjelbër, Bundesliga nis me këtë datë

11:28 | 05 May 2020

Koronavirusi ka bërë qe të gjitha ligat e futbollit në botë të pezullohen.

Bundesliga është e vendosur që të rikthehet dhe flitet se e ka marrë dritën e gjelbër për t’u kthyer më 15 maj nga qeverinë gjermane.

Gjermania pritet të jetë vendi i parë i madh që lejon rikthimin e futbollit pas pandemisë së coronavirusit.

Reuters shkruan se masat për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit do të lehtësohen dhe këtë do ta bërë të ditur në një telekonferencë kancelaria Angela Merkel të mërkurën.

Udhëheqëesit e vendit pritet të japin dritën e gjelbër për hapjen e dyqaneve të mëdha nga 11 maji.

Një nga masat e hapjes do të jetë edhe rifillimi i ndeshjeve të Bundesligës, por me kushte të rrepta dhe pa tifozë në stadiume.

Klubet gjermane janë rikthyer në stërvitje që nga muaji i kaluar me kufizime, ku tani pritet një rikthimi i planifikuar në stërvitjet me të gjithë skuadrën për të qenë gati për ndeshje.

Bundesliga ka qenë në pauzë që nga muaji mars ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje.

Komento: