Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikanJoe Biden, do të presë kancelaren gjermane Angela Merkel për bisedime, më 15 korrik.
“Vizita e saj e parë shtetërore do të afirmojë lidhjet e thella bilaterale midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë”, tha sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Qëllimet e tyre të përbashkëta përfshijnë përfundimin e pandemisë Covid-19 dhe ngadalësimin e ndryshimit të klimës, raporton DW, transmeton Klankosova.
“Biden dhe Merkel do të promovojnë prosperitetin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare bazuar në vlerat e tyre të përbashkëta demokratike,”tha Psaki.