Angela Merkel ka folur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë e Ballkanit Perëndimor, drejt rrugës Europiane.
Lajmin e ka të ditur nëpërmjet një postimi në tëitter, zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert.
“Procesi i Berlinit synon të ndihmojë miqtë tanë në Ballkanin perëndimor, në realizimin e Prespektivës Europiane. Lidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor po përmirësohen. Rinia po bën një punë të përbashkët në kërkimin shkencor” – shkruan Steffen Seibert.