Merkel: Vaksinimi çelësi për kapërcimin e pandemisë

20:43 | 16 April 2021

Jam e lumtur që sot u vaksinova me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, shkroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, në llogarinë e saj në Instagram.

“Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që janë përfshirë në fushatën e vaksinimit dhe të gjithë ata që janë vaksinuar” tha Merkel.

“Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë”, theksoi ajo, ndërsa foli rreth vaksinimit të saj kundër COVID-19.

Kancelarja 66-vjeçare u vaksinua sot me vaksinën AstraZeneca, e caktuar për të gjithë ata mbi 60 vjeç në Gjermani, raporton ATSh.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz, 62 vjeç, gjithashtu u vaksinua sot me AstraZeneca.

Një total prej 18,5% e popullsisë së Gjermanisë tashmë ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19, sipas autoritetit publik të kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch.

Komento: