Merr 400 mijë euro në javë, por shikoni çka ndodhi mbrëmë me Alexis Sanchez

08:33 | 25 Prill 2019

Ylli kilian është duke kaluar në një përiudh të keqe në karrierën e tij.

Alexis Sanchez e dëshmoi edhe një herë pse ai është vetëm hija e lojtarit që ishte më parë në karrierë, duke e prekur topin vetëm një herë në derbin e mbrëmshëm të Mançesterit.

Kur Manchester Unitedi ishte duke humbur me rezultat 2:0 në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Manchester Cityt në Old Trafford, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë dhe e inkuadroi në lojë Alexis Sanchezin në vend të Matteo Darmianit, transmeton Express.

Megjithatë, Sanchezi nuk arriti të bëjë më shumë se një prekje gjatë 12 minutave që ishte në fushë në atë ndeshje dhe tifozët e Manchester Unitedit mbetën sërish të zhgënjyer me paraqitjen e kilianit.

“Alexis Sanchez e preku për herë të parë topin 10 minuta pasi hyri në fushë”, ka thënë Duncan Alexander në Twitter.

“Alexis Sanchez, lojtar i transferuar për të mos e lejuar transferimin e tij te një rival, thuhet se merr 75 mijë funta për paraqitje si shtesë ndaj 400 mijë eurove që i merr në javë. Manchester United, ai ta solli vetëm një prekje të topit sonte”, shkroi Daniel Storey.

Bernardo Silva e shënoi golin e parë të ndeshjes në pjesën e dytë, ndërsa, më vonë, Leroy Sane e dyfishoi rezultatin e ndeshjes pas një gabimi të portierit David de Gea.

Komento: