Merr flakë motori i aeroplanit gjatë aterrimit

12:25 | 01 October 2021

Motori i aeroplanit merr flakë gjatë aterrimit.

Në internet janë publikuar fotografi që e paraqesin momentin kur një aeroplan mallrash, i tipit 747, aterroi në një aeroport të Anglisë me një kërcitje të madhe, me ç’rast njëri motor iu përfshi nga flaka.

Pasi flaka u shua, pas aeroplanit u pa tym i madh gjatë aterrimit dhe gjatë qëndrimit në pistë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ende nuk dihet se cili është shkaktari i shpërthimit të motorit, ndonëse një dëshmitar tha se motori “gëlltiti” diçka, kur aeroplani aterroi.

Aeroplani po e përfundonte fluturimin nga qytetit Leipzig i Gjermanisë. Rasti ndodhi në aeroportin “East Midlands Airport”, në pjesën qendrore të Anglisë.

Komento: