Merr flakë një nga restorantet më të njohura në Radac të Pejës, raportohet për dy të asfiksuar

23:11 | 29 Mars 2022

Digjet një nga restorantet më të njohura në Radac të Pejës, raportohet për dy të asfiksuar.

Një nga restorantet më të bukura në Kosovë “Ujvara e Drinit” në Radac të Pejës është djegur pasditën e sotme.

Raportohet se dy persona janë asfiksuar nga zjarri.

Të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tyre është stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin e madh që ka kapluar restorantin e njohur.

Komento: