Merr fund dilema, këtë fanellë do ta vesh Mbappe

23:59 | 02 Korrik 2019

Mbappe nuk lëvizë nga PSG.

Emri i Mbappé ka qenë shumë i lakuar në këtë merkato verore për një kalim te Real Madrid.

Por francezi veniti ëndrrat e të gjithë atyre që e panë të veshur me fanelën e bardhë këtë sezon. Ai postoi në rrjetet sociale një foto të tijën veshur me fanellën e PSG ku shkruhej: ‘ICI C’EST PARIS 19/20 ‘, duke aluduar se edhe për një sezon tjetër nuk lun lëviz nga Parisi.

Një mesazh i qartë nga ylli i PSG i cili nuk ka ndërmend të largohet nga Parisi të paktën edhe për një sezon. Nga ana tjetër, Real Madridi nuk duket se është dorëzuar pasi do të tentoj afrimin e lojtarit në verën e vitit 2020. Në zyrat e Santiago Bernabeu janë të bindur se vitin e ardhshëm do të jetë shumë më e lehtë nënshkrimi me Mbappe.

Komento: