
Lucas Paqueta, thuhet se është zotuar për angazhimin e tij në Milano pas emërimit të Stefano Pioli.
Paqueta u përpoq të përshtatej nën urdhrat e Marco Giampaolo, i cili akuzoi mesfushorin se ishte “tepër brazilian” në afrimin e tij, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira shkruan se ai vlerësohet gjithashtu “shumë lartë” nga drejtori sportiv Paris Saint-Germain, Leonardo.
Leonardo ka punuar për Milanin sezonin e kaluar dhe luajti një rol kryesor në transferimin e 22-vjeçarit në San Siro në janar.
Sidoqoftë, Schira siguron se nuk ka pasur kontakte midis agjentit të tij Eduardo Uram dhe PSG.
Për më tepër, ai është përshkruar si duke u ndier mirë në San Siro dhe “i bindur” për rivendosjen e tij në XI të kuqezinjve me Pioli në krye./ORAinfo/