
Negociatat për Robert Lewandowski mund të hyjnë së shpejti në fazën e tyre përfundimtare.
Lojtari prej kohësh e ka të qartë se dëshiron të largohet nga Bayerni për t’iu bashkuar Barcelonës dhe klubi bavarez po bëhet gjithnjë e më fleksibël, përcjell ORAinfo.

Në orët e fundit, ‘Sky Germany’ raportoi se Bayern Munich ka vendosur një shifër për të dorëzuar dhe pranuar transferimin dhe lamtumirën e golashënuesit të tyre. Shuma është fikse 50 milionë euro.
Nëse Barcelona ofron atë që dëshiron Bayerni, Lewandowski nuk do të stërvitet më me bashkëlojtarët e tij. Në fakt, sulmuesi polak do të rikthehet në punë të martën më 12 korrik, ditën kur i mbarojnë pushimet./ORAinfo/