Merr fund gjithҫka, Barcelona merr vendimin për yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Merr fund gjithҫka, Barcelona merr vendimin për yllin e madh

20:50 | 26 Dhjetor 2019

Duket se është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Real Betis.

Barcelona dhe Real Betis duket se janë pajtuar në marrëveshjen për Carles Alena.

Alena duket se nuk do ta mbyll sezonin në ‘Camp Nou’, pas zhvillimeve të fundit, para merkatos së janarit.

‘Radioestadio’ raporton se është arritur marrëveshje mes Real Betis dhe Barcelonës, për Alena.

Lojtari do të kalojë tek Betis në formë huazimi, pa të drejtë blerje nga skuadra e Betis.

Huazimi i Carles Alena tek Real Betis do të zgjas deri më 30 qershor të vitit 2020.

Lojtari nuk ka arritur që të fitojë pozitën e tij në formacionin e Ernesto Valverde, pas konkurrencës së madhe në mesfushën e Barcelonës.

Komento: