Merr fund gjithҫka, zbulohet përfundimisht skuadra e re e Bale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Merr fund gjithҫka, zbulohet përfundimisht skuadra e re e Bale

23:47 | 16 Shtator 2020

Tashmë është zbuluar skuadra e re e lojtarit shumë të njohur, Gareth Bale.

Tottenham shumë shpejt do ta kthej uelsianin në formë huazimi nga Real Madridi ku do t’i kushtojë 13 milionë funte në paga – zyrtarizimin pritet që ta bëj Jose Mourinho

Gareth Bale ka kompletuar rikthimin emocional te Tottenham të mërkurën në mbrëmje, një transfer që po bëhet me inciativën e Jose Mourinhos.

Uelsiani ka arritur marrëveshje personale për një vit huazim, siç shkruan Sportsmail, në një vlerë prej 13 milionë funte-kurse një pjesë tjetër do të financohet nga Real Madridi në pagë-kurse ai do të kthehet në klubin që e bëri yll.

Nuk ka indikacione ende se kur Tottenham- të cilët do të përballen me Lokomotiv Plovdiv në Europa Ligë të enjten- do ta bëjnë zyrtare por kjo do të ndodh pasi që do të zgjidhen disa probleme të vogla kontraktuale dhe të nënshkruhet marrëveshja.

Rikthimi i Bale në Londrën Veriore bëhet pas shtatë viteve ku ai u transferua në Madrid për një rekord botëror prej 90 milionë eurove, është incuar nga Mourinho, menaxher i Tottenham, i cili mendon se duhet reaguar në treg pas humbjes 1-0 kundër Everton të dielën.

Mësohet se Gareth Bale ende është në Madrid ku ata do t’ia japin dritën e gjelbër që të aterojë në Londër me një avion privat për të nënshkruar më Tottenham.

Marrëveshja është në një fazë ku avokatët hartojnë kontratat. Progresi është i ngadalshëm për momentin por të gjitha palët besojnë dhe shpresojnë që marrëveshja tanimë është punë e kryer.

Por, ekspertët në Angli thonë se Bale do të bëj një muaj apo më shumë që ta rikthen formën e tij të plotë.

Komento: