Merr fund gjithçka, ja cilës skuadër do t”i takojë Isco – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Merr fund gjithçka, ja cilës skuadër do t”i takojë Isco

17:39 | 30 Dhjetor 2018

Ylli i Real Madrid dhe mesfushori Isco ka konfirmuar se ai nuk do të largohet nga Los Blancos në janar, pavarësisht interesit nga Juventusi dhe Manchester City përcjell ORAinfo.

Isco nuk është vlerësuar nga Santiago Solarit, deri më tani këtë sezon, Isco ka bërë vetëm pesë nisje në La Liga, duke bërë gjashtë paraqitje nga stol për klubin.

Isco kohët e fundit po bisedonte me Deportes Cuatro për të ardhmen e tij dhe ai iu drejtua thashethemeve që e lidhnin atë me një dalje në janar në Manchester City ose Juventus.

“Kam kaq shumë pritshmëri për vitin e ri, nuk do të largohem në janar, jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdoj të fitoj këtu në Madrid”, ka thënë ai.

Isco ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij të tanishme dhe nëse jo në janar, ai ende mund të kërkojë të largohet nga Merengues në dritaren e ardhshme të transferimit të verës./ORAinfo/

Komento: