Merr fund gjithçka, këtë fanellë do ta bartë De Ligt

16:24 | 10 Qershor 2019

Barcelona, ka rihapur bisedimet me Mino Raiola mbi temën e klientit të tij Matthijs De Ligt, në një përpjekje të fundit për të bindur yllin e Holandës për të kaluar në Kataloni, zbulon ESPN.

Një numër klubesh po ndjekin nga afër mbrojtësin, por mendohet se Barça është favorit për ta rrëmbyer atë aktualisht, përcjell ORAinfo.

Barcelona është e gatshme të paguajë De Ligt më shumë se bashkëlojtarin e tij Frenkie De Jong, i cili nënshkroi muajin e kaluar./ORAinfo/

Komento: