
Mesfushori i Chelsea, Tiemoue Bakayoko ka lënë të kuptohet se ditët e tij të lojës në Stamford Bridge kanë përfunduar dhe se ai dëshiron të jetë pjesë të Monakos.
25-vjeçari i cili u bashkua me Blutë në 2017-ën, ka kaluar vetëm një sezon të plotë në klub që nga ardhja e tij nga Monegasque, pasi nuk arriti të figurojë as në planet e Maurizio Sarri, as të Frank Lampard,përcjell ORAinfo.

Nën ish-shefin italian, ai e kaloi fushatën 2018-19 me Milanin, duke munguar në suksesin e klubit të tij mëmë në Evropë League, ndërsa nën anglezët, ai është rikthyer në ish-klubin e tij, me të cilin më parë fitoi titullin e Ligue 1 para tij nisjes./ORAinfo/