Merr fund karriera e Turanit, ja për çfarë po akuzohet

22:17 | 09 Prill 2019

Duket se karriera e futbollistit Arda Turan ka përfundur.

Duhet ende të shlyejë pezullimin me 16 ndeshje që mori në fund të sezonit të kaluar në kampionatin turk, por pavarsisht kësaj Arda Turan shquhet për temperamentin e tij shpërthyes dhe vazhdon të bëjë veprime që të flitet keq për të.

Ish-lojtari i Barcelonës aktualisht pjesë e Basaksehir është në telashe serioze sepse pak ditë më parë u përfshi në një zënkë në një lokal në Stamboll.

Turan ka goditur me grushte në fytyrë duke i shkaktuar edhe një frakturë në hundë këngëtarit të njohur Berkay të cilin e ka kërcënuar edhe me një pistoletë.

Për gjestin e tij Turan është thirrur në gjykatë teksa akuzohet për shqetësime seksuale ndaj bashkëshortes së këngëtarit, mbajtjen pa leje të një arme dhe për dhunim. Arda për aktet e tij rrezikon deri në 12 vite e gjysmë burg dhe në këtë pikë mund të thuhet pa frikë se karriera e tij ka prekur fundin.

Komento: