Merr fund mbledhja e përbashkët, Kurti e falënderon Ramën dhe ministrat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Merr fund mbledhja e përbashkët, Kurti e falënderon Ramën dhe ministrat

13:42 | 20 Qershor 2022

Mbledhja mes dy qeverive shqiptare ka përfunduar.

Ka përfunduar në një atmosferë të mirë mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë me falënderimin e ngrohtë të kryeministrit Albin Kurti për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe ministrat e të dyja qeverive, raporton Gazeta Express.

Pika e fundit e mbledhjes kishte të bënte me bashkëfinancimin e projektit albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.
“Unë e konsideroj personalisht një vepër për t’u krenuar sepse është një vepër e munguar prej shumë kohësh”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në fund, Kurti e falënderoi Ramën dhe ministrat.

“I nderuar kryeministër Rama, i dashur Edi, të nderuara ministre dhe ministra, unë ju falënderoj nga zemra dhe ju përgëzoj për punën dhe angazhimin e deritanishëm”, tha ai.

Pas kësaj mbledhjeje, sipas agjendës, është planifikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe pas kësaj një konferencë e përbashkët për shtyp e Kurtit dhe Ramës.

Komento: