Barcelona, ende shpreson të arrijë një marrëveshje për Matthijs de Ligt, por Manchester United është gati të tërhiqet nga gara për të nënshkruar mbrojtësin e Ajaxit.
Zyrtarët e Barçës i kanë thënë agjentit të De Ligt se ata nuk do të rrisin ofertën që i kanë bërë mbrojtësit një muaj më parë, pasi që edhe vetë holandezi ka preferuar një kalim në Camp Nou, përcjell ORAinfo.
Paris Saint-Germain thuhet se është gati të dyfishojë ofertën e Barçës, ndërsa United janë të gatshëm të tërheqin interesin e tyre nëse nuk dëgjojnë një përgjigje këtë javë./ORAinfo/