Merr fund “telenovela”, Icardi te gjiganti i madh

11:36 | 22 Korrik 2019

Icardi me shumë gjasë do ta vesh fanellën e Napolit.

Mauro Icardi ka mbyllur të gjitha marrëdhëniet me Interin dhe tashmë pret vetëm të stabilizohet në ekipin e ri.

Argjentinasi ka larguar mundësinë të largohet jashtë Italisë, ndërsa në garë për shërbimet e sulmuesit janë Juventusi dhe Napoli.

Bardhezinjtë duket se janë edhe alternativa e preferuar e Icardit, por “Zonja e Vjetër” nuk e ka me ngut të gjejë marrëveshjen me Interin, pasi më parë duhet të largojë Higuain e Mandzukic nga skuadra.

Në këtë formë, tratativa mund të shkojë deri në fund të merkatos, mirëpo Icardi nuk do ta presë aq gjatë Juventusin.

Sulmuesi ka dhënë dritën jeshile për të rinisur bisedimet me Napolin, teksa në ditët në vazhdim mund të ketë një takim mes Uanda Narës dhe Anchelottit.

Argjentinasi nuk e shikon Napolin inferiore ndaj Juventusit, ndërsa tifozeria napolitane është gati të mirëpresë një tjetër argjentinas.

Komento: