Merr fund “telenovela” këtë fanellë do ta vesh Suso

16:28 | 14 Gusht 2019

Sipas Gianluca Di Marzio, AC Milan po mbyll nënshkrimin e Angel Correa, pasi agjenti i këtij të fundit do të arrijë në Milano për të zhbllokuar negociatat.

Për sulmuesin argjentinas, kuqezinjtë mbeten përparësi, pavarësisht interesimit nga klubet e tjera. Prandaj, agjenti i tij është në punë për të zhbllokuar negociatat, së bashku me menaxhimin e Milanit, përcjell ORAinfo.

Ka një optimizëm në rritje që pala spanjolle do të pranojë ofertën fillestare prej 40 milion € plus 5 milion € në shpërblime, pasi ata po kërkojnë të sjellin Rodrigo nga Valencia për 60 milion € .

Ndërkohë, Milano kanë vendosur pak a shumë të mbajnë Suso, pavarësisht ardhjes eventuale të Correa. /ORAinfo/

Komento: