Nëna dhe e dashura e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, thuhet se janë duke kërkuar një shtëpi në Paris këtë javë.
De Ligt pritet gjerësisht të largohet nga gjigandët holandezë në javët e ardhshme duke tërhequr interesin nga një numër klubesh të mëdha evropiane,përcjell ORAinfo.
Barcelona ka qenë prej kohësh konsideruar si kryesues për nënshkrimin e 19-vjeçarit, edhe pse Paris Saint-Germain tani kanë hyrë në garën për Holandezin.
Sipas De Telegraaf, duket gjithnjë e më shumë gjasa që De Ligt do të kalojë në Parc des Princes, pasi nëna dhe e dashura e tij udhëtuan në kryeqytetin e Francës./ORAinfo/