
Barcelona, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Bayern Munich për të nënshkruar me Robert Lewandowski.
Në fillim të kësaj vere, 33-vjeçari pranoi publikisht dëshirën e tij për t’u larguar nga kampionët e Bundesligës, 12 muaj përpara skadimit të kontratës së tij, përcjell ORAinfo.

Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea u lidhën me një lëvizje për Lewandowski, megjithëse Thomas Tuchel përjashtoi mundësinë që Blutë të bëjnë një lëvizje.
Barcelona është konsideruar prej kohësh kryesuesi për nënshkrimin e Lewandowskit, megjithëse drejtuesit e Bayernit vazhduan të përjashtonin mundësinë e largimit të polakit nga klubi./ORAinfo/