Milan – Leao merr fund telenovela, arrihet marrëveshja.
Skuadra e Milanit e ka bindur yllin e skuadrës, Rafael Leao të qëndrojë edhe për disa vite.
“Relevo” shkruan se ekipi italian dhe lojtari i Kombëtares së Portugalisë kanë arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën, përcjellë Lajmi.
Nëse gjithçka zyrtarizohet, portugezi do të bëhet një nga më të paguarit në skuadër me një pagë prej 5 milionë euro në sezon.
Këtë sezon, Leao ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në të gjitha garat. Për të kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha europiane, përfshi Manchester City, Chelsean dhe Barcelona.