Merr fund “telenovela”, Pogba zbulon skuadrën e re

12:27 | 03 Korrik 2019

Paul Pogba do të kthehet në Juventus.

Në dialogjet private me shoqërimin e tij, ai kurrë nuk e mohoi dhe në këtë perspektivë erdhën deklaratat vetëm disa javë më parë nga Japonia për një të ardhme larg Manchester United,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, siç mësohet nga Calciomercato.com, menaxhmenti i Juventusit ka dhënë prioritet për blerjet e tjera si Matthijs de Ligt nga Ajax dhe do të fokusohet vetëm në pjesën tjetër më vonë në korrik.

Por marrëveshja Pogba ende nuk është përjashtuar plotësisht. Juve do të donte të nënshkruante një tjetër mesfushor dhe mund të transferojë Pogba apo Milinkovic-Saviç .

Real Madrid është duke kërkuar për francezin por vetë Pogba i ka thënë drejtorit sportiv të Juventus Fabio Paratici se Pogba shpreson të kthehet në stadiumin Allianz./ORAinfo/

Komento: