Xherdan Shaqirin e kritikojnë: Nuk je as për MLS.
Skuadra e Chicago Fire pësoi disfatë 2 me 1 ndaj Atlanta Utd në ndeshjen e vlefshme për raundin e nëntë në MLS.
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri luajti nga fillimi deri në minutën e 61’të, ku më pas u zëvendësua nga Gimenez, shkruan Lajmi.
Duket se lojtari i Kombëtares së Zvicrës bëri një paraqitje të dobët, prandaj mori shumë kritika nga tifozët në rrjetet sociale.
“Xherdan Shaqiri nuk duket i gatshëm të luaj në MLS”, këto ishin një nga komentet negative për lojtarin shqiptar.
Në fakt Shaqiri këtë sezon ka zhvilluar vetëm katër paraqitje dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Kurse sezonin e kaluar, ai luajti në 29 takime, shënoi shtatë gola dhe bëri 12 asistime.