Merr lëndime në oborrin e shtëpisë, vdes në QKUK

11:47 | 21 September 2019

Një person ka vdekur pasi i njejti ka marrë lëndime në oborrin e shtëpisë së tij.

Nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: