Merr përmbajtjen më të pasur televizive në vend dhe përfito dy muaj falas

17:12 | 11 Dhjetor 2018

IPKO lanson ofertë promocionale për të gjithë klientët që duan të abonohen në ndonjërën prej pakove Super Duo (Family HD ose Premium HD), duke paguar vetëm për dhjetë (10) muaj, ndërsa dy muaj do t’i kenë falas.

Por, kjo nuk përfundon me kaq! Së bashku me kontratën, klientët do të marrin edhe tre kartela të telefonit (SIM) dhe do të mund të komunikojnë pa pagesë brenda rrjetit të IPKO-së, për tre muaj rresht.

Faturat mund të paguhen çdo muaj, përderisa dy muaj ofrohen pa pagesë.

Super DUO Premium HD është pakoja më e kompletuar në treg, me më shumë se 150 kanale televizive, me përmbajtjen më të pasur sportive, përfshirë ligat më të mira të futbollit, si Premier League, La Liga dhe Serie.

Ndërsa interneti, arrin në 50 Mpbs. Me këtë pako, klientët marrin falas edhe shërbimin TViM.

Përderisa, të gjithë klientët e IPKO-së, kanë qasje pa kosto shtesë në Video Librarinë më të madhe në vend, që përmban mijëra tituj të filmave nga zhanre të ndryshme, dokumentarë, seriale etj.

Ndërsa Super DUO Family HD, përmban më shumë se 130 kanale dhe është pakoja ideale për adhuruesit e filmit, dokumentareve dhe programeve më të mira për fëmijë. Për më shumë, klientët e Family HD, mund të shijojnë ndeshje sportive gjatë vikendit – të dy prej ligave më të rëndësishme në botë, La Liga dhe Serie A.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Komento: