Merr vendim përsëri Qeveria për t’a “kontrolluar” çmimin e naftës e benzinës

12:57 | 24 Gusht 2022

Qeveria merr vendim përsëri për t’a “kontrolluar” çmimin e naftës e benzinës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës, ka miratuar unanimisht, plotësim-ndryshimet e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve tjera.

Në fjalën e tij para ministrave, kryeministri Kurti lexoi këtë pikë për “plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ numër 03/ 2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, ky plotësim ndryshim vije si vazhdimësi e masave mbrojtëse për konsumatorët dhe operatorët ekonomik të rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës”.

Ndërsa, në fjalën e saj, para se të hidhej në votim kjo pikë, ministrja Rozeta Hajdari i rekomandoi Qeverisë që të miratojë plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve.

Ajo tha se përcaktimi i rregullimit të çmimit maksimal ishte në fuqi deri më 24 korrik 2022

Komento: