Dy persona janë arrestuar sot në Skenderaj.
Policia e Kosovës në Skënderaj, në mbështetje të njësisë për reagim të shpejtë në mëngjesin e sotëm kanë zbatuar një urdhër-kontrolli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Kontrolli është realizuar në disa shtëpi dhe objekte përcjellëse dhe ka realizuar me gjetjen e 650 gram substance narkotike.
Në cilësi të dyshuarve janë arrestuar:
Sh, 27 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës;
B, 24 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, njofton Policia e Kosovës.
Pas procedurave R.Sh, i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre janë inicuar raste për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike”, dhe pengim i të aprovuar apo pengim i procedurave.