Merret në pyetje presidenti Thaçi për rastin de deportimit të gylenistëve

08:06 | 26 April 2019

Hashim Thaçi do të rrëfehet sot si ndodhi deportimi i gjashtë shtetasve turq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot është ftuar që të raportojë para komisionit hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Express.

Deputetët kanë caktuar këtë datë, pasi që ditë më parë, presidenca kishte bërë të ditur se Thaçi nuk mund të shkonte për atë ditë.

Zyra e presidencës kishin kërkuar që raportimi të shtyhet për sot.

Thaçi, sot pritet të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Ngjarja pritet të zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 13:00.

Komento: