Merret vendim i papritur për Higuainin

17:12 | 16 Korrik 2019

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Higuainit.

E ardhmja e Gonzalo Higuain vendoset në 3 ditët e ardhshme. Sikurse raporton Calciomercato.com, vëllai i tij, Nicolas, që në të njëjtën kohë është edhe agjenti i tij, gjatë këtyre 3 ditëve do të vijë në Torino për të vendosur përfundimisht të ardhmen e sulmuesit.

Ndërkohë, kjo për faktin se pas 3 ditësh, Juventusi do të udhëtojë për turin veror në Azi dhe kësisoj, do të vendoset përfundimisht se ç’do të bëhet me Higuainin.

Argjentinasi në sezonin e fundit luajti si i huazuar tek Milani dhe më pas tek Chelsea, duke fituar edhe titullin e Europa League, duke mundur në finale Arsenalin me rezultatin 4-1.

Komento: