
Agjenti i James Rodriguez, Jorge Mendes dëshiron një takim me drejtuesit e Bayern Munchen këtë javë për të zbuluar planet e tyre për 27-vjeçarin, sipas Sport Bild.
Kolumbiani është aktualisht në huazim me gjigantët e Bundesligës, të cilët kanë mundësi të blejnë James plotësisht në verë për një tarifë prej 42 milionë eurosh, përcjell ORAinfo.

Dhe Mendes dëshiron një përgjigje konkrete, pavarësisht se publikisht theksojnë se do të kalojnë me një marrëveshje për James, Bayern tani janë më pak të bindur për aktivizimin e klauzolës së blerjes./ORAinfo/