
Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Liverpool ka hapur bisedimet me Mo Salah për një kontratë të re afatgjatë.
Reds, po shpresojnë të lidhin yllin e tyre me një zgjatje dy vjeçare, e cila do ta mbante atë në Anfield deri në vitin 2025 dhe do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e klubit, duke fituar rreth 250,000 në javë, përcjell ORAinfo.
Marrëveshja aktuale e Salah, e nënshkruar në 2018, ka më pak se dy vjet për të përfunduar, por burimet e Liverpool janë të sigurt se një marrëveshje do të arrihet dhe se 29-vjeçari do të bëhet lojtari më i fundit që do të angazhohet për të ardhmen e tij afatgjatë, pas në gjurmët e Trent Alexander-Arnold, Fabinho, Alisson Becker dhe Virgil van Dijk./ORAinfo/