
Fiorentina, nuk do të nënshkruajë me mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira këtë verë, zbulon Calciomercato.
La Viola ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 15 milionë eurosh për 26-vjeçarin, i cili tani do të kthehet në Emirates Stadium, përcjell ORAinfo.

Torreira ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Arsenalin, i cili ka të ngjarë të vazhdojë të kërkojë të fitojë para nga uruguaiani këtë verë./ORAinfo/