Radio Televizioni i Kosovës (RTK) edhe ligjërisht bëhet televizion shtetëror.
Televizioni Publik prej sot e tutje do të ketë statusin e televizionit shtetëror. Pagat në këtë institucion do të rregullohen me Ligjin për Pagat sikurse për secilin shërbyes publik. I vetmi që ka kundërshtuar këtë propozim ishte Memli Krasniqi i PDK-së.
E Nait Hasani ka thënë se secili që merr pagë në shtet duhet të rregullohet me Ligj.
“Propozoj që edhe formalisht në Ligjin për RTK-në të shndërrohet ky televizion në shtetëror. Por, dijeni se ky është gabim”, ka thënë Krasniqi.
Televizioni Publik deri më tash i kishte caktuar vetes pagat derisa kishin ndodhur edhe shumë parregullësi e ndarje buxhetore pa mbulesë.
Sidoqoftë, tash me Ligjin për pagat, drejtori i RTK’së do të ketë pagë të definuar sipas ligjit.