Merret vendimi, 21 ditë do të zgjasë vetizolimi në Mal të Zi

10:59 | 16 July 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Mal të Zi.

Trupi koordinues kombëtar për sëmundje infektive (TKK) i Malit të Zi solli vendim me të cilin vetizolimi për kontaktet e të infektuarve nga koronavirusi zgjatë 21 ditë, njoftojnë mediumet malazeze.

Siç theksohet, TKK, me propozim të Institutit për shëndet publik të Malit të Zi, vendosi t’i ndryshojë urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me karantinën dhe vetëizolimin e personave për të cilët ishin ose supozohet se janë në kontakt me persona të infektuar me koronavirus, kumtoi Qeveria e Malit të Zi.Në kumtesën e TKK-së theksohet se vetëizolimi deri në rikuperim, të paktën 21 ditë, u është caktuar atyre personave të cilët janë pozitivë në koronavirus, kanë simptoma të lehta ose nuk kanë aspak simptoma.

Komento: