Merret vendimi: Boban e Maldini largohen, ky do të jetë trajneri i ri i Milanit

08:41 | 03 Mars 2020

AC Milan tashmë ka një marrëveshje me Ralf Rangnick për të marrë përsipër ekipin në verë, madje ai tashmë ka nisur që të studion italisht.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, raporton se Boban akuzon Gazidis se ka ndërhyrë në zonën sportive duke kontaktuar Rangnick për të marrë përsipër, përcjell ORAinfo.

Zgjedhja e shefit të trajnerit në përgjithësi lihet menaxherëve të sektorit sportiv, d.m.th Boban dhe Maldini, megjithatë ish-drejtori i Arsenalit preferoi të vepronte pa u konsultuar me ta, duke i anashkaluar në mënyrë efektive ato.

Si rezultat, kroati ka vendosur të largohet nga Milani dhe Maldini pritet të ndjekë atë.

Di Marzio shton se Rangnick do të jetë menaxheri i ardhshëm i Milanit.

61-vjeçari tashmë po studion gjuhën italiane për të qenë gati për ardhjen e tij në Milano. Ai aktualisht është Shefi i Sportit të Red Bull.

Ndërkohë, TMË po raporton se Paul Mitchell mund të bashkohet me Milano së bashku me Rangnick këtë verë pasi drejtori Ivan Gazidis planifikon revolucionin e tij. /ORAinfo/

Komento: