Merret vendimi, Bundesliga rikthehet me këtë datë

13:46 | 21 April 2020

Bundesliga po e mposht koronavirusin, po kthehet më 8 maj.

Federata e Futbollit e Gjermanisë bashkë me institucionet tjera shtetërore po planifikojnë që garat e Bundesligës të pezulluara shkaku i pandemisë COVID-19 t’i rifillojnë në fillim të muajit të ardhshëm.

Ekipet gjermane stërvitjet veç i kanë filluar, kurse po planifikojnë që garat t’i nisin më 8,9 dhe 10 maj dhe ato t’i zhvillojnë me orar të ri, një orar intenziv, në mënyrë që kampionati të mbyllet deri në fund të qershorit, transmeton Gazeta Express.

Këtë po e konfirmojnë për “Bildin” gjerman edhe përfaqësues të instucioneve shtetërore gjermane dhe atyre shëndetësore, por natyrisht duke paralajmëruar masa të mëdha kontrolli.

Sipas planifikimeve, kampionati do të vazhdojë pa shikues. Ndërsa, ekipet do t’u nënshtrohen sërish testeve të COVID-19 para se t’i zhvillojnë ndeshjet e para.

Në stadiume do të lejohen vetëm nga 239 persona – futbollistë, trajnerë, staf mjekësor, personel sigurie, zyrtarë të ndeshjeve dhe vetëm nga 4 fëmijë që i mbledhin topat.

Komento: