Merret vendimi edhe për fitneset dhe pishinat e mbyllura vazhdojnë aktivitetin

22:14 | 28 Korrik 2020

Fitneset dhe pishinat e mbyllura vazhdojnë aktivitetin, të gjitha aktivitetet tjera pezullohen.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lejohet vazhdimi i aktivitetit të palestrave të fitnesit, pishinave të mbyllura dhe sporteve individuale.

Por duhet që të respektohet Manuali për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

Ndërkohë janë pezulluar të gjitha aktivitet tjera kulturore dhe sportive në territorin e Republikës së Kosovës.

Ky është vendimi i Qeverisë që sqaron aktivitetin e veprimtarive rekreative:

8.Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.

9.Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Komento: