Është marrë vendimi që edhte Premierliga tashmë të jetë me 5 zëvendësime.
Ashtu si në ligat tjera, edhe në Premierligë është aprovuar kërkesa për 5 zëvendësime.
Deri në fund të sezoni që do të rinisë këtë muaj, ashtu si në ligat më të mëdha në Evropë, edhe në Premierligë do të aplikohen 5 zëvendësime, në krahasim me tre që ishin të zakonshme.
Kjo do të aplikohet deri në fund të sezonit.
Gjithashtu ekipet do të lejohen t’i kenë 9 futbollistë në stol, derisa më parë kishin 7.
Premierliga do të rikthehet në aksion me 17 qershor pas tre muajsh mungesë për shkak të pandemisë COVID-19 që paralizoi gjithë botën.